Itali, dënim me burg për nxitje të urrejtjes racore dhe mohim të holokaustit

everia italiane ka miratuar një ligj i cili për nxitje të urrejtjes racore, duke përfshirë edhe mohimin e holokaustit dhe krimit kundër njerëzimit, parasheh dënim me burg prej dy deri në gjashtë vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji është miratuar në Dhomën e Poshtme të Parlamentit Italian të mërkurën në mbrëmje.

“Me miratimin e këtij ligji, Parlamenti insiston që të zgjidh format më subtile të ofendimit racor, ksenofobisë, antisemitizmit dhe thirrjes në urrejtje”, theksoi para Partisë Demokratike, nënkryetarja e Dhomës së Poshtme, Chiara Gribaudo.

Franca, Gjermania dhe Belgjika janë po ashtu vende të BE-së që kanë kriminalizuar mohimin e holokaustit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button