“Blick”: Ja cfarë simbolizojnë emrat e shqiptarëve të Zvicrës

Përplasja me Shqipërinë në sfidën parë të Grupit A të eliminatoreve të Europianit, i ka detyruar zviceranët të rrëmojnë më shumë në kulturën shqiptare, ose më saktë të analizojnë prejardhjen e emrave të futbollistëve me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën. “Blick” përpiqet t’u shpjegojë tifozëve helvetë se cila është domethënia e emrave të Behramit, Shaqirit, Xhakës, Dzemailit apo Mehmedit.

Valon, shpjegon “Blick” ka të bëjë me fjalën valë apo impuls. Në shqip lidhet fluturim, rrëmbim, pra ka konotacion patriotik, transmeton Supersport.

Në serinë e emrave patriotikë është edhe ai i Shaqirit. Gjerdani është mbajtësja e fishekëve të armëve të luftëtarëve. Në këtë rast zviceranët shpresojnë se Shaqiri ta ketë mbushur fishekë gjerdanin e tij në sfidën me kuqezinjtë.

Më paqësor, sipas “Blick”, është emri i Dzemailit. Blerim do të thotë lulëzim. Dëshira e tifozëve të Zvicrës është që Dzemaili të lulëzojë në Europian, si në ndeshjet e fundit miqësore.

Emri i Granit Xhakës ka të njëjtin kuptim si në shqip ashtu edhe në gjermanisht. Është emri i një shkëmbi të fortë, që simbolizon fuqinë dhe paprekshmërinë.

Por jo të gjithë emrat e shqipatrëve, shpjegon “Blick”, lidhen me forcën apo trimërinë. Admir apo Burim, janë emra që shprehin gëzim, hare.

Zviceranët shpresojnë që anën patriotike lojtarët kuqezi ta shfaqin jo në sfidën e parë me Zvicrën, por me Francën dhe Rumaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button