Ankthi më shumë godet femrat se sa meshkujt

Hulumtimi më i ri konfirmon se ankthi më shumë godet gjininë femërore se sa meshkujt.Hulumtuesit nga Universiteti Kembrixh vlerësojnë se kjo gjendje ndikon në katër në 100 persona dhe kjo është sidomos e pranishme te të rinjtë nën moshën 35-vjeçare.

Studimi, po ashtu, ka treguar se njerëzit nga Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore janë më të prekur nga kjo sëmundje.

Megjithatë, për analiza të detajuara janë të nevojshme hulumtime shtesë për të konfirmuar se cilat grupe janë të nënshtruara nga rreziku i paraqitjes së ankthit.

Ankthi është ndjenjë e vazhdueshme e shqetësimit, frikës ose gjendjes kur nuk je në disponim, e cila mund të zgjasë për një kohë të gjatë dhe ndikon në jetën e përditshme të individëve. Në nivelin trupor mund të përcillet me ngritjen e tensionit të gjakut, ndjenjën e mundimit dhe çrregullimeve me gjumë.

Gratë janë më të prekura nga kjo sëmundje se sa meshkujt, për shkak të ndryshimeve hormonale, ose edhe për shkak të kujdesit për fëmijët.

Njerëzit me sëmundje kronike janë grupi kryesisht më i rrezikuar. Për shembull, 32 për qind e njerëzve me sklerozë të shumëfishtë kanë çrregullime të ankthit, si dhe 15-23 për qind e pacientëve të prekur nga kanceri.

Edhe gratë shtatzëna para lindjes janë të prekura nga një formë e çrregullimit të ankthit dhe formës së çrregullimit obsesiv-kompulsiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button