Vezët, ja pse duhet t`i konsumoni

Vezët janë një ushqim që shumë prej nesh e konsumojnë, por ne po ju prezantojmë disa nga cilësitë që ato kanë në shëndetin tonë.
Ja disa nga arsyet që ju duhet t`i konsumoni ato.

Vezët janë shumë të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit dhe pjesa më e shëndetshme është e verdha e vezës. E verdha e vezës përmban mbi 90 për qind kalcium dhe hekur, ndërsa e bardha e vezës përmban thuajse gjysmën e proteinës së vezës.

Nëse nuk konsumoni vezë rregullisht, më poshtë i keni disa arsye të forta se përse duhet ta bëni këtë. Vezët ndihmojnë në përmirësimin e performancës Vezët kanë efektin i cili ju bën të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Një vezë e madhe furnizon trupin me gjashtë gramë proteinë të cilësisë së lartë, si dhe me një varg vlerash ushqyese thelbësore, duke përjashtuar vitaminën C. V

ezët ndihmojnë nëse keni probleme me hekurin Shumë njerëz me mungesë të hekurit përjetojnë lodhje apo dhimbje koke. Hekuri është transportuesi i oksigjenit në gjak dhe luan rol të rëndësishëm në imunitet, metabolizëm dhe funksione të tjera në trup.

Hekuri ndodhet në të verdhën e vezës dhe do t’ju ndihmojë të mos keni probleme që shkaktohen nga mungesa e hekurit. Vezët ndihmojnë në mbrojtjen e kockave

Vezët janë ndër ushqimet e pakta natyrale që janë burim i vitaminës D. Vitamina D është thelbësore për mirëmbajtjen e shëndetit të kockave. Vezët, burim i vitaminës D dhe i shumë vitaminave të tjera, luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button