Maqedoni, vitin e kaluar është rritur shkalla e mortalitetit

Në Maqedoni vitin e kaluar kanë vdekur 20.461 persona, që në krahasim me vitin 2014 paraqet rritje për 3,8 përqind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Numri më i madh janë nga gjinia mashkullore, 10,562 apo 51,6 përqind nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur.

Numri i foshnjave të vdekura arrin 198 dhe pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur arrin një përqind në 100 persona të vdekur. Numër më i madh i rasteve të vdekjes, 2.105 janë regjistruar në janar. Mosha mesatare te të vdekurit nga gjinia mashkullore arrin 70.4 vjet, gjegjësisht 75,1 te personat nga gjinia femrore apo për 4,7 vjet moshë më e lartë mesatare vërehet te gratë.

ESHS njofton se si edhe vitet e kaluara, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues, gjegjësisht 58,4 përqind nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, pas çka vijojnë neoplazmat me 18,3 përqind. Rastet te të cilat shkak për vdekjen janë sëmundjet endokrine, nutritive dhe metabolike janë të përfaqësuar me 4,3 përqind, ndërsa rastet te të cilat shkak për vdekjen janë sëmundjet e sistemit respirator janë të përfaqësuara me 3,7 përqind nga numri i përgjithshëm i të vdekurve. sn/mb/13:55

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button