Papua Guinea e Re, policia qëllon në drejtim të studentëve, 4 të vrarë

Katër studentë u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur kur policia hapi zjarr ndaj protestave të studentëve në kryeqytetin e Papua Guineas së Re, Port Moresby, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ndodhur para kampusit të Universitetit, ku qindra studentë protestuan kundër qeverisë dhe korrupsionit shumë të përhapur në vend duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Peter O’Neill.

Edhe pse deputetët e opozitës konfirmuar vdekjen e katër studentëve, si dhe pamjet e televizioneve lokale, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se demonstruesit “vetëm janë plagosur” dhe se policia ka gjuajtur “në paralajmërim”.

Siç raportojnë mediat lokale, policia hapi zjarr ndaj studentëve kur ata pas protestave paqësore, u përpoqën të futen në autobus i cili duhej ti dërgonte në drejtim të Parlamentit.

Në këto trazira është arrestuar kryetari i Unionit Studentor Kenneth Rapa.

Kryeministri në një deklaratë për media tha se “nuk ndjehet përgjegjës” për përleshjet e sotme midis policisë dhe studentëve, duke shtuar se “nuk ka ndërmend të japë dorëheqje”.

“Është fakt se një grup i studentëve ishte i dhunshëm. Ata hodhën gurë në drejtim të policisë dhe shkaktuan reagimin e policisë me anë të gazit lotsjellës. Kjo e gjitha është organizuar nga një grup i njerëzve të cilët nuk janë studentë, tani kjo është çështje e rendit dhe ligjit”, tha ai.

Urdhëri për arrestimin e O’Neill për korrupsion është lëshuar në vitin 2014, por ai i “shpëtoi” marrjes në pyetje të policisë pasi që qeveria kishte “mbyllur” njësinë për luftën kundër korrupsionit.

Papua Guinea e Re po përballet me dhunë dhe varfëri edhe pse ky vend ka pasuri të mëdha minerale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button