FSHF hap dyqanin e parë kuqezi në Tiranë

Një dyqan i gjithi i veshur kuqezi. Federata Shqiptare e Futbollit hap të parin dyqan të dedikuar Kombëtares Shqiptare me uniformat e reja dhe të gjithë aksesorët e markës Macron. Në rrugën e Elbasanit, dyqani i ri i institucionit më të lartë të futbollit shqiptar hapi dyert për të gjithë dashamirësit e skuadrës kuqezi, të cilët kanë mundësinë të gjejnë të gjitha produktet e Kombëtares.

Ky hap synon afrimin e tifozëve me Kombëtaren në një pikë zyrtare ku kanë mundësi të zgjedhin mes shumë produkteve. Gjatë ditës së parë dhe të dytë të gjitha produktet kanë ulje deri në 40 %, ndërsa me kalimin e javëve, dyqani kuqezi do të kompletohet me aksesorë shtesë përveç tutave, jelëkëve, xhupave, kapeleve dhe fanellave për të gjitha moshat. Një tjetër risi përbën fakti se fanellat e personalizuara të Euro 2016 mund të porositen edhe me emrin e personalizuar, njofton SuperSport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button