Georgiev do të punojë me portierët e KF Shkupi

Klubi Futbollistik Shkupi ka përforcuar radhët e saja edhe në pankinë, duke sjellë në ekip trajner shumë me përvojë, i cili do të punojë me portierët.

Bëhet fjalë për ish-portierin Bllagoja Georgiev, i cili në ish-Jugosllavi disa herë ishte në listën për tu përzgjedhur portier i reprezentacionit.
Karriera e trajnerit Georgiev ka filluar duke mbrojtur për Bellasicën e Strumicës, pastaj Teteksin e Tetovës dhe Vardarin e Shkupit, ndërsa për disa vite me radhë ka mbrojtur edhe ngjyrat e ekipit grek, FC Iraklis Thesaloniiki.

“Mua më është bërë nder që të jem pjesë e stafit të trajnerëve të KF Shkupi, skuadër kjo e cila ka një emër të madh në futbollin e Maqedonisë. Jam bashkuar me këtë skuadër nga vet fakti se meriton të jetë në mesin e ekipeve më të mira të Ligës së Parë. Nuk mundë të mohoj faktin tjetër se secili futbollist dhe trajner ka dëshirë të jetë pjesë e një skuadre, e cila ka një armatë të fortë të tifozëve, e këtë e ka KF Shkupi. Falënderoj kryesinë që më ka dhënë besimin, ndërsa ne na mbetet që të japim maksimumin, duke sjellë dhe rezultate pozitive”, është shprehu Georgiev.

Pas përfundimit të karrierës aktive, Georgiev si trajner ka punuar me Vardarin deri në vitin 2011, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar edhe në ekipin FC Iraklis Thesaloniiki të Greqisë dhe ishte edhe në seleksionin e kombëtares së El Salvador. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button