Buxheti i Tetovës për vitin 2014, rrogat ulen, kultura më pak para

Në seancën e fundit për këtë vit kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi edhe një herë konfirmoi uljen e rrogave për të punësuarit. Arsyetimi i vetëm i saj edhe në ekspozenë vjetore ishte rekomandimi i revizionit shtetëror i dhënë para disa ditëve, transmeton Portlb.

Ajo, nuk precizoi se sa do të jetë shuma e uljes së pagave me gjithë insistimin e disa këshilltarëve komunal. 

Debati në mes këshilltarëve kishte të bënte me mjetet e parashikuara për pagat dhe shpenzime tjera për vitin 2014, si dhe mjetet e parashikuara për sferën e kulturës.
Këshilltari i PDSH, Durim Luma tha se “nëse vërejtjet e revizionit kanë të bëjnë edhe me mjetet që i marrim ne këshilltarët atëherë duhet që kjo masë të zbatohet dhe në këtë mënyrë të solidarizohemi me administratën”,transmeton Portalb.

Në anën tjetër Teuta Arifi, theksoi se “nëse ka ndonjë rekomandim atëherë do të zbatohet edhe për këshilltarët”,transmeton Portalb.

Këshilltarët e grupit të PDSH-së, votuan kundër buxhetit të komunës së Tetovës, për vitin 2014. Sabedin Aliu, këshilltar i PDSH kërkoi nga këshilli që mjetet e parashikuara për sferën kulturore të rriten pak, sepse me këto mjete kultura edhe më tej do të mbetet në mjerim.

Komisionerët e zgjedhjeve nuk janë paguar për punën e tyre

Komuna e Tetovës ende nuk i ka paguar komisionerët e vendvotimeve që morën pjesë në zgjedhjet lokale në mars të këtij viti. Kanë kaluar nëntë muaj ndërsa komisionerët të cilët sipas ligjit zgjidhen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndërsa paguhen nga Komuna, kanë kërkuar paratë për punën e tyre.

Por, Komuna nuk ka mjete për pagesën e tyre, informojnë nga kabineti i Arifit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button