Duet muzikor mes Perry-t dhe Rihanna-s

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry, ka njoftuar se ajo dhe mikja e saj Rihanna do të realizojnë së shpejti një duet muzikor.

Rreth këtij planifikimi muzikor, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj më tepër, veçse ka shprehur dëshirën e madhe që kanë të dyja ikonat muzikore për këtë bashkëpunim, transmeton Shekulli.

“Ne e kemi planifikuar para shumë vitesh këtë gjë, kështu që nuk do ta mohojmë. Do të realizojmë këngën më të mirë të të gjitha kohërave. Përveç kësaj, nuk dyshoj se do të kemi vështirësi, do të bindeni edhe vetë”, – tha Perry. 

Ndër të tjera, artistja nuk ka lënë pa përmendur zhveshjet e këngëtareve të muzikës pop gjatë performancave të tyre. Sipas saj kjo është një mënyrë që përzgjidhet prej tyre, për të qenë në qendër të vëmendjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button