SHBA-BE presion mbi palët për “drejtësinë”

Faktori ndërkombëtar ka qenë tepër i angazhuar në lobimin me palët për arritjen e kompromisit politik për miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese te reformës në drejtësi.

Të shumta kanë qenë takimet e partnerëve ndërkombëtare me përfaqësuesit më të lartë politikë, kryesisht me opozitën, për ta bindur atë që të japë votën në parlament për reformën që konsiderohet si më e rëndësishmja në 25 vite pluralizëm politik.

Kulmi i lobimit të faktorit ndërkombëtar arriti në momentin kur ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, morën pjesë në mënyrë të paprecedentë, në mbledhjet e grupeve parlamentare të tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI.

Gjatë ditëve të fundit presioni i ndërkombëtarëve u rrit njëshëm. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johannes Han, përmes një mesazhi drejtuar politikës shqiptare, nënvizoi se një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj është tashmë kyç. Sipas tij, ka mbërritur momenti të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese. Ndërkohë, një ditë më pas Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland i telefonoi Bashës dhe Berishës për miratimin e kesaj reforme.

Por presioni më i madh erdhi nga qëndrimi i përfaqësueses së Lartë të Brukselit Federika Mogerini, e cila duke i paraprirë mungesës së konsensusit politik mazhorancë-opozitë, kërkoi votimin në Kuvend të reformës në drejtësi. Një ditë para takimit Rama-Basha, Mogerini theksoi se është thelbësore, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3 të ligjvënësve shqiptarë.

Me një llogari të numrave në parlament koalicioni opozitar sot ka 48 deputetë që do të thotë se sikur shumica të mbledhë çdo vote qe nuk është ne krah te PD ajo do te arrije numrin prej 92 mandatesh e vetem 2 deputete e ndajnë nga miratimi i reformës ne drejtësi.

– See more at: http://vizionplus.al/shba-be-presion-mbi-palet-per-drejtesine/#sthash.JRSJR0xn.dpuf

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button