LSDM vendos për kërkesat e protestuesve

Kuvendi Qendror i LSDM-së pritet t’i jep mbështetje strategjisë së revolucionit shumëngjyrësh për nxjerrjen e vendit nga kriza. Alsat M mëson se kërkesa kryesore në planin e protestuesve është tërheqja e plotë e vendimit të  residentit Gjorgje Ivanov për falje. Strategjia e revolucionit përfshinë edhe formimin e një qeverie kalimtare për organizimin e zgjedhjeve demokratike e që do të kthente sundimin e së drejtës në vend.

“Kërkesat e qytetarëve dhe revolucionit shumëngjyrësh në masë të madhe përputhen me kërkesat e LSDM-së jo sepse janë kërkesa politike të ndonjë zgjatimi siç dëshirojnë ta paraqesin “Revolucionin shumëngjyrësh” por sepse kërkesat që ka edhe revolucioni shumëngjyrësh edhe LSDM janë shumë normale; demokratike për të vendosur standarde që funksionojnë në të gjithë botën, si dhe për tejkalimin e krizës në Maqedoni përmes zgjedhjeve korrekte dhe demokratike”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button