Pas paralajmërimeve të “Revolucionit të larmë” VMRO-ja paralajmëron paketë reformash

Pushteti me siguri vetë do ta çojë para procesin e reformave të cilin e kërkon bashkësia ndërkombëtare e jo bashkërisht me të gjithë faktorët politik dhe shoqëror. Këto janë konkluzat pas konferencës për shtyp të deputetit Vllatko Gjorçev, transmeton Alsat-M.

“Në ditët e ardhshme, VMRO-DPMNE do të ofrojë pako të reformave kyçe në fushën e mediave dhe gjyqësorit në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe raportin e Pribes, ndërsa opinioni do të informohet në kohë”, tha Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë Gjorçev kërkoi tërheqjen e faljeve edhe për persona të tjerë. Jo për të gjithë, por vetëm për bashkëshortin e Radmilla Sheqerinskës dhe Zoran Zaevit për rastin Global. Por, kjo kërkesë nuk ishte për presidentin Ivanov, por për personat e falur.

“Në rast se Zaev dhe Sheqerinska vendosin të fshihen dhe të heshtin për dorëzimin e kërkesës për tërheqjen e faljes, VMRO i bën thirrje Prokurorisë Publike të fillojë procedurë për marrjen e pasurisë së arritur në mënyrë kriminale”, u shpreh Vllatko Gjorçev, VMRoDPMNE. Ndaj deklaratave të Gjorçevit ka reaguar LSDM-ja. Sipas opozitës janë të pamundura reformat me Nikolla Gruevskin. Gjithashtu socialdemokratët sërish kërkuan tërheqjen e tërësishme të vendimit për faljen.

Konferenca e VMRO-DPMNE-së, sidomos për pjesën e reformave, vjen një ditë pas paralajmërimeve të “Revolucionit të larmë” se të hënën do të ofrojnë plan për dalje nga kriza. Qëndrimi i tyre, qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe i opozitës është se çfarëdo qoftë, plani për reforma patjetër të ndërtohet me konsensus të gjerë shoqëror e jo vetëm nga pushteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button