Gjatë 24 orëve të fundit 11 persona të lënduar në Tetovë nga aksidentet

Sipas informatave të policisë së Tetovës, Brenda 24 orëve, ku rrugët kanë qenë të mbuluar me një shtresë bore, në rajonin e Pollogut ka pasur të lënduar 11 persona, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Sipas policisë, aksidenti më i rëndë k ndodhur në rrugën Tetovë – Trebosh, ku vetura e tipit “Golf”, me targa të huaja, i drejtuar nga një 35 vjeçar, nga Tetova, ka goditur veturën tjetër “Golf”, që drejtohej nga një 32 vjeçar po ashtu nga Tetova. Nga kjo ndeshje janë lënduar 7 persona nga të dy veturat, duke marrë lëndime trupore dhe më një veturë tjetër janë dërguar në spitalin e Tetovës. Gjashtë nga të lënduarit janë ndalur në spital, ndërsa njëri është lëshuar në shtëpi.

Një ngjarje tjetër që shoqëron aksidentet e 24 orëshit të fundit në rajonin e Pollogut, ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 18, kur një veturë e tipit “Fiat Punto”, i drejtuar nga një 60 vjeçar nga fshati Tearcë, ka goditur një këmbësorë nga Tetova.

Lajme të ngjashme

Back to top button