Pulat nëpër halet e partisë

Vele Mitanoski, kolumnë –“ Dy pula, një hale”, Utrinski Vesnik
Refreni më i ri që këndohet në LSDM sot është – “ Ratka E priti Natkën!” Partia është vetëm një mizanskenë pas të cilës thuren të gjitha intrigat dhe shërohen të gjitha frustrimet për padrejtësitë.

Gordana Duvnjak, editorial –“ Gazetarët në tapet”, Utrinski Vesnik
Në vend se gazetarët të merren me politikanët, me mënyrën me të cilën harxhohen të hollat e taksapaguesve, gazetarët përsëri po merren me veten. Me gazetarë. Po shpallen lista të pronave të gazetarëve me adresa personale, marrëveshje hipotekare. I nxjerrin sytë njëri tjetrit, dhe ndahen në “tonët” dhe “tuajt”.

Ivana Kostovska, kolumnë –“ Kandidatë ballkanik për Nobel”, Dnevnik
Duke marrparasysh se as Eshton as Daqiqi nuk duan të marrin pjesë në çështjen për emrin, si duket do të mbetemi me ndihmën e një fituesi të tretë të ardhshëm të çmimit Nobel, Hashim Thaqi, dhe emisarët e tij. Dhe nuk dihet, ndoshta pas disa vitesh së bashku me Grekët do të jemi kandidat për çmimin Nobel.

Iskra Koroveshovska, koment –“Nuk ka romantikë pa himnin”, Dnevnik
Avramopulos e ka “larguar” himnin e Maqedonisë. Ministri grek e ka përshëndetë Talat Xhaferin dhe me manovër të hatashëm diplomatik nga ceremonia për pritje e ka “larguar” himnin provokues.

Branko Gjorgjevski, kolumnë- “Kritere Kopenhege për autoqefali”, Dnevnik
Sikur po krijohet situate me të cilën KOM-Dioqezës së  Ohrit  do ti atribuohen edhe kriteret e Kopenhagës për të fituar autoqefalin, dhe në të cilat do të deklarohet faza për ndarje nga shteti dhe çlirim nga përqafimi gulfatës.

Cutka Jovanovska, kolumnë – “ Gjuha e atdheut nuk është më pak e rëndësishme se amnorja”, Dnevnik
Fëmijët nuk zgjedhin familjen në të cilën do të lindin, kështu që nuk lindin në familje me kushte të mira që do të u mundësojnë të vizitojnë kurse të ndryshme, disa nuk e kanë mundësinë të lindin në familje ku do ti edukojnë në mënyrë të drejtë, do ti këshillojnë se nuk është mirë të dihet gjuha e babait ose gjuha e fqinjit.

Mirçe Jovanovski, kolumnë – “ Të gjesh punë është rëndë, e pa pune- e pamundur”, Utrinski Vesnik
Masat të cilat këto ditë po promovohen nga ana e qeverisë për rritjen e punësimit nuk munden të jenë zëvendësim për hapje të vendeve të punës të cilat duhet ti dorëzojë sektori privat.

Lajme të ngjashme

Back to top button