Stamboll, alarm i rremë për bombë në Turkish Airlines

Në avionin e kompanisë ajrore turke Turkish Airlines, i cili ishte gati për fluturim nga Stambolli për Dijarbakir, njëri nga pasagjerët tha: “Kam bombë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Megjithatë, pas kontrollit u vërtetua se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes. Avioni Boeing 737-800 ishte gati për fluturim në orën 05:20 sipas kohës lokale nga aeroporti Ataturk i Stambollit. Në avion ndodheshin 143 pasagjerë.

Incidenti ndodhi kur mes tre pasagjerëve në avion erdhi deri tek zënka dhe përleshja. Atëherë njëri prej tyre tha: “Kam bombë. Do ta aktivizoj”.

Kapiteni e zhvendosi avionin në një zonë të sigurt, kurse pasagjerët u nxorrën jashtë. Ekipet e policisë kontrolluan avionin por nuk gjetën asgjë. Tre pasagjerët në fjalë kishin pasur mosmarrëveshje të mëparshme.

Që të tre pasagjerët u dërguan në stacionin e policisë. Pas kontrollit të detajuar avioni fluturoi për Dijarbakir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button