Gjysmë milioni sirianë hyjnë në muajin e ramazanit në bllokadë

Rreth gjysmë milioni sirianë do të hyjnë të uritur dhe në mjerim në muajin e agjërimit, ramazan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të pjesshëm të arritur më 27 shkurt të këtij viti, rajonet në bllokadë do të hapeshin për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.

Por shumë rajone në Siri janë nën bllokadën e regjimit të Asadit dhe militantëve të Hizbullah-ut. Madaja në afërsi të Damaskut, Muaddamije, Guta Lindore, Ajn Terma, Duma, Xhobar, Kampi Jermuk, Zebadani, Xhajrud, Ruhajbah, Kanakir, Tedamun, Haxher el Esved, Derja, Telbise, Rastan, Hola dhe Vaer, janë rajone dhe vendbanime të ngujuara dhe të mbyllura me jashtë.

Ndërkohë Dejr ez Zur e cila ndodhet nën kontrollin e regjimit por e rrethuar nga DAESH-i është furnizuar nga ajri përmes avionëve të regjimit. Ndërsa opozitarët të cilët kanë të rrethuar rajonet Fua dhe Kafraja lejojnë hyrjen e ndihmave humanitare në to.

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burime lokale thuhet se rreth 390 mijë sirianë ndodhen të ngujuar nga ana e forcave të regjimit dhe militantët e Hizbullah-ut. Ndërkohë në rajonin ez-Zur ndodhen 20 mijë persona, ndërsa në Fua dhe Kafraja 25 mijë të tjerë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara planifikoi dërgimin e ndihmave humanitare për një milion njerëz në nevojë në Siri, ku ndodhen 535 mijë të ngujuar. Ndërkohë ndihmat janë dërguar vetëm për 160 mijë njerëz.

Këshilltari i Përfaqësuesit Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Refugjatëve të Norvegjisë Jan Egeland deklaruan se “nëse nuk munden të hyjnë në Muaddamije atëherë fëmijët atje mund të vdesin nga uria.”

OKB për herë të parë më 1 qershor arriti të dërgojë ndihma humanitare në Darejja pas 4 vitesh. Nga ana tjetër në ndihmat e dërguar nga regjimi në rajonet e kontrolluar prej tyre ka pasur mos përputhje me përmbajtjen e tyre dhe deklarimeve.

– Ndihma nga ajri nuk filloi-

Grupi Mbështetës i Sirisë i kryesuar nga SHBA-ja dhe Rusia më 17 maj në Gjenevë vendosi dërgimin e ndihmave nga ajri në vendet e bllokuara e cila do të fillonte më 1 qershor. Ndërsa shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Philip Hammond në një deklaratë në lidhje me këtë i bëri thirrje Rusisë dhe Iranit të cilët kanë ndikim mbi Asadin që të bëjnë të mundur lejimin e kalimit të ndihmave.

Ndërsa OKB më 2 qershor deklaroi se janë duke pritur përgjigjen e regjimit të Asadit për të nisur dërgimin e ndihmave nga ajri. Ndërkohë SHBA-ja dhe Rusia ende nuk kanë një reagim në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri në vendet e bllokuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button