“Muhammad Ali ishte një zë i fuqishëm për të gjithë muslimanët në botë”

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush me rastin e vdekjes së legjendës së boksit Muhammad Ali deklaroi se ai me personalitetin, sukseset dhe qëndrimin ka qenë zë i fuqishëm i të gjithë muslimanëve në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Boksieri amerikan ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 74-vjeçare në SHBA, ndërsa me këtë rast zv/kryeministri turk nëpërmjet rrjetit social Twitter publikoi mesazhin e tij.

Kurtulmush shprehu fjalë ngushëllimi për vdekjen e legjendës së boksit, duke shtuar se Muhammad Ali gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në gjeneratën e tij.

“Kanë qenë shumë netë pa gjumë në pritje të përballjeve të Aliut. Me personalitetin e tij, sukseset dhe qëndrimin Ali ka qenë yll botëror dhe zë i fuqishëm i të gjithë muslimanëve në botë. Veçanërisht ishte emër i rëndësishëm për muslimanët në SHBA. I shpreh ngushëllime gjithë botës islame. I lutem Zotit që ta mëshirojë”, tha Kurtulmush në Twitter.

Muhammad Ali vuante nga sëmundja e Parkinsonit me çka u detyrua të ndërpresë boksimin. Para dy ditësh u hospitalizua për shkak të problemeve respiratore.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Njeriu grandioz ka qene inspirim per gjeneratat tona,
    asnje sportist kurre nuk do ta arrije famen e tij si sportist, si njeri guximtar e human.
    Zoti e meshirofte ne xhenet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button