Anketë: Klintoni me 11 përqind epërsi para Trampit

Nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidatja demokratike Hillari Klinton do ta fitonte republikanin, Donald Tramp me 11 përqind dallim, tregojnë rezultatet e anketës së agjencisë Ipsos, të publikuara sot.

Në anketën, e zbatuar midis 30 majit dhe 3 qershorit, 46 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për Klintonin, ndërsa 35 për qind për Trampin. Madje 19 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk e mbështesin asnjërin prej këtyre dy kandidatëve.

Anketa e Ipsosit e zbatuar para një muaji i dha epërsi Klintonit para Trampit prej rreth një për qind.

Analistët vlerësojnë se ky ndryshim në disponimin e votuesve i referohet disa deklaratave ofenduese të Trampit ndaj myslimanëve dhe meksikanëve dhe komenteve të cilat lidhen me politikën e jashtme të SHBA-së.

Tramp tashmë ka siguruar numër të mjaftueshëm të delegatëve të Konventës nacionale republikane që të zgjidhet kandidat presidencial i republikanëve në zgjedhjet në nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button