Shkup, digjen një shtëpi, tre hapësira ndihmëse dhe një çati

 

Një shtëpi u dogj tërësisht, në të cilën janë përfshirë edhe tre hapësira ndihmëse të dy shtëpive të tjera dhe konstruksioni i çatisë së një shtëpie tjetër në komunën e Gazi Babës të Shkupit. Në zjarr nuk ka të lënduar.

MPB kumtoi se dje rreth orës 10:30 në Shkup, në rr. “Trajko Kitançev” në shtëpinë pronë e A.A. (42) nga arsye tani për tani të panjohura ka shpërthyer zjarr fillimisht në hapësirën ndihmëse, ndërsa më pas e ka kapluar edhe shtëpinë e cila është djegur tërësisht. Në zjarr është përfshirë edhe hapësira ndihmëse pronë e Z.A. (54), dy hapësira ndihmëse të cilat janë djegur tërësisht pronë të S.S. (82) si dhe konstruksioni i çatisë pronë e B.K. (63).

Zjarrin e kanë lokalizuar pesë automjete të ekipeve të Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit.

Një ekip SPB Shkup ka dalë në vendin e ngjarjes, është bërë ekspertizë dhe është duke u punuar në pastrimin e plotë të rastit, kumtoi policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button