Protesta të dhunshme kundër Trumpit në Kaliforni

Protesta të dhunshme u regjistruan midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Donald Trump-it në Kaliforni, në momentin kur kandidati i ardhshëm republikan i presidencialeve amerikane po organizonte një miting në San Jose, njofton TV21.

Incidentet janë bërë periodike prej fillimit të fushatës së miliarderit amerikan. Pasi kanë bllokuar një furgon të policisë, qindra protestues sulmuan parkingun e qendrës së kongresit ku po zhvillohej takimi i Donald Trump, shoqëruar me ofendimet e mbështetësve të tij duke sulmuar personat që po largoheshin nga mitingu.

Dhjetëra persona kanë marrë plagë të lehta pas konfrontimeve fizike, raportoi “Los Angeles Times”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button