Egjipt, dënohen 187 disidentë me burgim të përjetshëm

Një gjykatë egjiptiane dënoi 187 të burgosur politikë me dënime të përjetshme (në maksimum prej 25 vjetësh) nën akuza të ndryshme, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në një stacion policie në provincën jugore Minya në vitin 2013, sipas një burimi nga gjykata të afërt me rastin, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati i njërit nga të pandehurit Khaled al-Komi, për Anadolu Agency tha se gjykata ushtarake në provincën jugore Assiut ka dënuar të premten 187 mbështetës të ish-presidentit Mohamed Morsi, i cili u rrëzua dhe u burgos gjatë grushtit ushtarak në vitin 2013.

Të pandehurit u dënuan për të trazira brenda ndërtesave qeveritare, përfshirë edhe stacionin e policisë në Minya, pas shpërndarjes së dhunshme të dy protestave në mbështetje të Morsit në Kajro pas grusht shtetit të vitit 2013, në të cilën qindra, disa thonë se mijëra mbështetës të Morsit u vranë nga policia.

“Dënimet e sotme janë vetëm preliminare; dënimet nga gjykata ushtarake egjiptiane janë bërë në përgjithësi në dy faza”, shpjegon al-Komi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button