Rastësisht yje!

Shpesh përmendet si faktori kryesor i suksesit të serialit ‘Lost’. Por, para se të bëhet e njohur në këtë serial, ajo ka punuar si stjuardesë. Rastësisht e ka vënë re agjenti i agjencisë ‘Ford Modeling’ derisa ka qenë duke kaluar rrugën në një qytet të Kanadasë.

Steven Seagal- Në këtë listë gjendet edhe njëri prej aktorëve më të dashur sot. Seagal rastësisht e ka zbuluar agjenti për talent Mike Vick, i cili tek aktori i sotëm ka bërë ushtrime për sportin marcial aikido.

Pamela Anderson- Është sot e njohur në të gjithë botën. E më së shumti duke iu falënderuar fotografive seksi të publikuara në magazinën ‘Playboy’. ‘Gjahtari’ për talent e ka zbuluar rastësisht në një ndeshje futbolli.

Jason Statham- Edhe aktori Jason Statham është në këtë listë. Ai para se të bëhej i njohur si aktor nëpër rrugët e Londrës ka shitur aksesorë e parfume. Ndërsa në këtë punë ka hyrë shumë rastësisht.

Marliyn Monroe- Aktorja legjendare sipas mediave ka qenë e dashura e shumë emrave të njohur në atë kohë, përfshirë edhe Kenedin. Karriera e saj ka filluar kur ajo është paraqitur në ballinën e magazinës ‘Yank’. Ndërkaq ajo më parë ishte vetëm një punëtore e thjeshtë e fabrikës së municioneve derisa e ka vërejtur fotografi dhe e ka këshilluar që t’i futet industrisë së filmit.

Johnny Depp- Ky emër i njohur i filmit para se të bëhej artist ka dëshiruar të bëhej yll i rok muzikës. Por, me rekomandim të aktorit Nicolas Cage, Depp ka shkuar në një audicion, ndërsa sot është njëri ndër aktorët më të njohur në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button