Pas lënies jashtë listës, Gjimshiti me mesazh për De Biasi

Berat Gjimshiti i ka dërguar një mesazh mjaft thumbues Gianni De Biasit, i cili e la jashtë listës përfundimtare për pjesëmarrjen në Euro 2016.

Mbrojtësi që luan për Atalanta u grumbullua me përfaqësuesen, por në fund vendimi i përzgjedhësit e la jashtë.

“Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në Evropian”, ishte mesazhi i mbrojtësit që shoqërohej me një foto në aeroport përkrah të përjashtuarit tjetër, Milot Rashicës.

Mungesa e Gjimshitit në listë është cilësuar si surpriza më e madhe e De Biazit i cili preferoi Frederik Veselin para tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button