Vazhdon protesta e studentëve para Rektoratit në Prishtinë

Megjithëse shumë prej tyre u arrestuan kjo pati vetëm kundër efekt pasi që studentë të tjerë janë mbledhur para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për të vazhduar protestën të cilën e nisën shokët e tyre qysh në mëngjes.

Ata thonë se nuk do të largohen nga aty dhe do të vazhdojnë me kërkesat e tyre. Numri i tyre ka filluar të rritet ndërsa Policia e Kosovës vazhdon që të qëndroj në vendin e ngjarjes.

*****************************************************************************

Njësia Speciale ka arrestuar disa nga protestuesit e Universitetit të Prishtinës të cilët kishin bllokuar hyrjet e Rektoratit qysh në mëngjes. Studentet janë larguar me forcë nga vendi, pas urdhrit të policisë që ata duhet të lirojnë menjëherë hyrjen e ndërtesës. Studentët e arrestuar janë dërguar menjëherë në stacion të policisë ku do të merren në pyetje.

Dhjetëra studentë kishin dalë në orët e hershme para dyerve te rektoratit të Prishtinës duke bllokuar dyert e hyrjes së tij dhe nuk po lejonin asnjë punëtor të rektoratit të hyje brenda.

Ata në duar mbanin pankarta: “Rektor 0 punim shkencor”, “UPrish”, “Jo këshillës drejtues, autonomi”, “Ibrahim hup”.

Organizuesit e kësaj proteste janë Organizata studentore për barazi “Studim, Kritiv, Veprim”, Klubi politik i studentëve dhe studentët e Ulqinit në UP.

Lajme të ngjashme

Back to top button