Neziraj: “Për Kosovën e lë Shqipërinë”

Futbollisti i përfaqësueses U21 të Shqipërisë, Haxhi Neziraj ka deklaruar se ëndrra e tij është që të luaj për Kosovën. Mesfushori i skuadrës zvicërane, Luzern, ka thënë se nëse e fton Kosova atë, ai do ti përgjigjet pozitivisht kërkesës.

“Më është bërë shumë qejfi që FIFA ia ka lejuar Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Ky është një hap shumë i rëndësishëm. Sa i përket asaj, nëse unë do të luaj, atë e them pa asnjë dyshim. Unë jam kosovar dhe normal, nëse Kosova interesohet për mua, do të vij të luaj për vendin tim, siç besoj që do ta bënte çdo bashkëvendës i im. Mendoj se Shqipëria mund të mbetej një kombëtare e fort ashtu siç Kosova do të bënte një përfaqësuese të fortë” ka thënë Neziraj.

Lajme të ngjashme

Back to top button