Shqipëria do të ndërtojë stadiumin e ri 48 mln euro

“Shqipëria do të vendosë në shkurt nëse do ta ndërtojë stadiumin në kryeqytetin e saj, në Tiranë, një kusht ky për shtetin e Ballkanit për të vazhduar që të mirëpresë lojërat ndërkombëtare”.

Kështu shkruan “Reuters”, për Shqipërinë sot, duke i dedikuar një shkrim për çështjen e stadiumit të ri. 

Më tej thuhet se FIFA dhe UEFA e kanë lejuar deri më tani Shqipërinë që ti zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin e vjetër në Tiranë, me kushtin e vetëm që së shpejti të ndërtohet stadium i ri, sipas kritereve që kërkon FIFA.

 Pas një procesi konsultimi 4-vjeçar, Shqipëria do të zgjedhë ndërmjet kompanisë së dizajnit “France’s Bouygues Batiment International” dhe “Italy’s Serenissima Costruzioni”, për të projektuar dhe ndërtuar stadiumin e ri. 

“Në fund të shkurtit do të vendosim për kompaninë ofruese më të pëlqyer dhe do të nisim negociatat për të firmosur kontratën e ndërtimit”, -ka thënë për “Reuters”, Ardian Cani, kreu i projektit të stadiumit.  

Kompanive u është kërkuar që të bëjnë një projekt të një stadium prej 22 mijë vendesh. Ky investim do të kushtojë rreth 45-48 milionë euro, një investim goxha i madh për një nga vendet më të varfra të Evropës, shkruan më tej “Reuters”.

Federata e UEFA-s do të kontribuojë 10 milionë euro, dhe 10 milionë të tjera do t’i investojë qeveria shqiptare./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button