Terrorizimi, një delegacion amerikan mbërrin në Tiranë

Një delegacion që përfaqëson disa nga agjencitë kryesore amerikanë ka mbërritur në Tiranë dhe do të zhvillojë takime gjatë ditës së sotme me krerët më të lartë të shtetit.

Në një njoftim të Ambasadës amerikane në Tiranë theksohet se delegacioni, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme dhe Qendrës Kombëtare të SHBA-ve për Kundërterrorizmin do të zhvillojë takime me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë për të diskutuar bashkëpunimin kundër terrorizmit.

Njoftimi i Ambasadës amerikane thekson se, Shqipëria është një ndër disa vende të rajonit që po vizitohen nga delegacioni.

“Vizita zhvillohet në kuadrin e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë të vazhduar me Shqipërinë, aleaten tonë në NATO, mbi një gamë sfidash të përbashkëta të sigurisë, me të cilat përballen vendet tona”, thuhet në njoftim.

Vizita vjen në një kohë kur është kthyer në shqetësim numri i europianëve që po luftojnë në Siri, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, ndërsa brenda vendit janë kthyer në shqetësim rastet e shpërthimeve me eksploziv./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button