Ambasadorja gjermane Althauzer: Abolimi të tërhiqet në tërësi

Ambasadorja gjermane Kristin Althauzer tha se heqja e faljes duhet të jetë gjithëpërfshirëse, gjegjësisht vendimi për falje duhet të tërhiqet në tërësi. Ajo e tha këtë pasi bashkë me kolegen e saj franceze Lorens Oer, sot në Shkup e promovuan projektin “Futboll pa kufij”.

“Në lidhje me vendimin e kryetarit Gjorgje Ivanov për tërheqjen e pjesshme të abolimit, them se që nga fillimi, apelonim për tërheqje të plotë të vendimit të 12 prillit për falje”, u shpreh Kristin Althauzer, Ambasadore e Gjermanisë.

Edhe ambasadorja e Gjermanisë, njëjtë si përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë më herët, u bëri thirrje liderëve politikë në vend të punojnë në zgjidhjen e krizës, duke ua treguar shembullin me futbollin, ku të gjithë lojtarët synojnë në fitoren e ekipit të tyre.

“Futbolli është lojë inkluzive ku nevojitet pjesëmarrje të të gjithë lojtarëve në mënyrë që të arrihet rezultat. E njëjta vlen edhe për politikën. Të gjithë politikanët duhet të punojnë bashkërisht që të vijnë në zgjidhje të kësaj krize vërtet serioze në Maqedoni”, shtoi Althauzer.

Ambasadorja e Francës Lorens Oer u përmbajt në komentimin e situatës politike. Por ajo, pak para fillimit të kampionatit evropian që do të nis në qershor në Paris, porositi se futbolli i bashkon të rinjtë nga e gjithë bota në tejkalimin e tabuve, racizmit dhe dhunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button