22 të përjashtuar nga falja, PSP pret vendimet individuale

Në lidhje me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov, nga Prokuroria Speciale Publike sot presin  që të pranojnë vendimet individuale të 22 personave për të cilët është tërhequr falja. Në mesin e të dyshuarve në rastet “Titanik”, “Tortura”, “TNT”, “Kalaja”, ka edhe persona për të cilët nuk vlen falja, por edhe të tillë që akoma janë në mesin e të falurve, njofton TV21.

Nga PSP thonë se tani për tani e kanë parë vetëm shpalljen në Gazetën zyrtare. Përndryshe në listën zyrtare të faljeve të shfuqizuara të publikuar në Gazetën zyrtare, gjenden emrat e liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ish ministrave Janakieski dhe Jankulovska, ish drejtorit të DSK, Sasho Mijalkov, sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Kiril Bozhinovski, kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, këshilltarit në Qeveri, Martin Protugjer dhe ish agjenti i kundërzbulimit, Zoran Verushevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button