Ka për “Revolucionin mercenar”, e nuk ka për “Revolucionin laraman”

[Recension: Qytetarët për revolucionin mercenar: Nuk ka para, nuk ka paqe (FOTO)]

Spekulime, teza të paargumentuara, devalvim, shpifje… E gjithë kjo ekziston në këtë tekst që është përgatitur në mënyrë tepër joprofesionale, pa asnjë element të nevojshëm për produkt korrekt dhe të besueshëm gazetaresk. Artikulli nuk ka burime precize të informatave, nuk ka argumentim, nuk ka palë të dytë, mirëpo ka shumë akuza paushalle dhe komente.

platenicka recolucijaLinku deri te artikulli origjinal: Qytetarët për revolucionin mercenar: Nuk ka para, nuk ka paqe (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 24.05.2016, 20:40

Data e recensionit: 26.05.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

TITULLI PËRGJITHËSON

Të fillojmë me radhë. Publikimi është kornizuar me titull që përgjithëson: “Qytetarët për revolucionin mercenar: Nuk ka para, nuk ka paqe (FOTO)”. Konstruksioni i këtillë i titullit le përshtypje se bëhet fjalë për qëndrim dominant të publikut, e në fakt si mbështetje për pohimin ofrohen vetëm disa grafite të shkruara me fjalë ofenduese. Dhe kjo është e tëra. Në tekst vetëm thuhet se “janë paraqitur grafite me porosi për revolucionin mercenar”:

“Profitoj”, “Nuk ka para, nuk ka paqe”, “Revolucioni mercenar”…

Mirëpo, nuk ka deklarata nga qytetarët e revoltuar, e as, sqarim pse burimisht nuk janë paraqitur pohimet e këtilla. Ndoshta njerëzit nuk kanë dashur të dalin në publik, mirëpo kjo duhet të theksohet në tekst. Kështu siç është plasuar, le hapësirë për dyshim. Ndoshta, për shembull, bëhet fjalë për aktivistë partiakë.

SHPIFJE

Ky paragraf është përplot me shpifje.

Afera revolucioni mercenar ku me para nga Sorosi të shpërndara nëpërmjet një ombrelle prej dhjetëra organizatash joqeveritare financohen protestat, lajmet e kurdisura, paraqitjet publike dhe aktivitetet destruktive të opozitës futet thellë në shoqëri dhe si kancer është përhapur në sfera të shumta publike.

Me lehtësi hidhen teza se organizatat joqeveritare kanë marrë para për protesta dhe të ngjashme, ndërsa në asnjë moment nuk e argumenton këtë. Nëse dikush sulmohet, duhet t’i ofrohet edhe mundësia që të mbrohet. Këtu mungon pala e dytë, me çka teksti humb nga përmbajtësia dhe objektiviteti. Pavarësisht se kush kritikon, artikulli duhet të t’i ofrojë hapësirë palës së akuzuar për ta shprehur qëndrimin e saj.

Në këtë artikull të njëanshëm nuk ka asnjë fjalë për atë se pse protestojnë qytetarët dhe cilat janë kërkesat e tyre. Nga teksti nuk mund të kuptohet se protestat masovike janë të provokuara nga amnistia e kryetarit Gjorge Ivanov, se zgjasin tashmë dy muaj dhe se “Revolucioni laraman” u përhap në gjithë vendin. Mungesa e këtyre informatave e bën tekstin joobjektiv dhe tepër tendencioz.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button