Ivanov në takim të “Procesit Bërdo-Brioni” dhe të “Samitit të 100-të” në Sarajevë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të merr pjesë në takimin e liderëve të “Procesit Bërdo-Brioni” dhe i Nismës rajonale të biznesit “Samiti 100”, që po mbahet në Sarajevë.

Në “Samitin e 100-të” të sotëm, përveç shefit të shtetit të Maqedonisë, do të marrin pjesë edhe anëtarët e Presidencave të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Mladen Ivaniq dhe Dragan Çoviq, presidentët e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, i Sllovenisë Borut Pahor, i Shqipërisë Bujar Nishani dhe i Kosovës Hashim Thaçi, i Malit të Zi Filip Vujanoviq i Serbisë Tomisllav Nikoliq.

Në “Samitin e 100-të” të sivjetëm, të titulluar “Marrëveshje e re për kohë të re”, do të marrin pjesë edhe liderët e biznesit dhe sipërmarrës të shquar dhe ekonomistë nga Evropa Juglindore, ndërsa tema kryesore të diskutimit do të jenë furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, modeli i ekonomisë qarkulluese, brendimi i rajonit, transporti dhe infrastruktura, krijimi i fuqisë së punës të së ardhmes dhe klaster i industrisë automobilistike. Në Samitin e 100-të”, presidenti Ivanov do të shoqërohet nga minsitri pa resor, i obliguar për tërheqjen e investimeve Xheri Naumof.

Në mbledhjen e nesërme të “Procesit Bërdo-Brioni”, sërish, përveç liderëve të shteteve nga rajoni, mysafir special do të jetë presidenti i Italisë, Serxho Matarela. Në takimin e liderëve të “Procesit Bërdo-Brioni”, në Sarajevë presidentët do të bisedojnë për gjendjet aktuale në rajon, eurointegrimet dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për përparimin e bashkëpunimit rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button