LSDM: Vetëm tërheqja e tërësishme e abolimit është zgjidhje

LSDM-ja opozitare konsideron se vendimi i djeshëm i presidentit Gjorge Ivanov për tërheqjen e faljeve të politikanëve është, ashtu siç citon në reagim, shkelje të re të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që plotësisht e thellon krizën politike në vend. LSDM-ja thekson se “vetëm tërheqja e tërësishme e abolimit është zgjidhje”.

“Abolimi duhet tërësisht të tërhiqet dhe ligji i barabartë të vlejë për të gjithë. Ajo është e mundur vetëm përmes votimit për interpretim autentik të Ligjit për falje në Parlament, me përkrahje të të gjitha partive politike”, thuhet në reagim. Ivanov, qëndron në reagim, u ka bërë shërbim politikanëve nga VMRO-DPMNE-ja të cilët nuk duan të tërhiqet abolimi për to. Ivanov ua hapi rrugën që të mos duhet të kërkojnë tërheqje të abolimit ndërsa megjithatë e drejtë, e vërtetë, rilidhje faktike të mos ketë për shkak të moskushtetutshmërisë së vendimit. Vetëm tërheqja e tërësishme e abolimit është zgjidhje, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

LEXO: Faktori ndërkombëtar me qëndrim të prerë: Të tërhiqet plotësisht falja!

LEXO: Ja çfarë thonë nga PSP për tërheqjen e pjesërishme të faljes nga Ivanovi

LEXO: “Abolimi është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button