Era mahnitë francezët, por jo me ”Bon bon” (Video)

Era përsëri mahnitë francezët, kësaj radhe jo me ”Bon bon” por me njohuritë e përgjithshme, njofton 21Media.

Ylli i ri i estradës kosovare, Era Istrefi e cila me këngën e fundit u bë e njohur në mbarë botën, tani po kërkohet të jetë mysafire edhe në shumë radiostacione dhe programe televizive europiane.

Ditëve të fundit, Era ka qenë e pranishme në emisione të ndryshme në Francë, e cila me paraqitjet e saj, ҫdoherë e ka mahnitur publikun.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar edhe në radiostacionin e famshëm parisien Ado FM, i njohur në  Francë për shijen e muzikës R’n’B.

Në lojën e udhëheqësve të emisionit, Era është vënë në provë  për njohuritë e përgjithshme nga fusha të ndryshme.

Gjatë kësaj loje, në disa pyetje autorja e hitit “Bon bon”, ka dalë mirë, ndërsa në disa të tjera si për shembull në matematikë edhe më mirë.

Ndryshe, Era Istrefi tani po prezantohet si këngëtarja nga Kosova që po prek majat e tregut botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button