Savevskit dhe Kunovskit u vazhdohet paraburgimi shtëpiak edhe për 30 ditë

Gjykata Penale, ua vazhdoi paraburgimin shtëpiak edhe për 30 ditë anëtarëve të partisë “E Majta”, Zdravko Savevski dhe Vlladimir Kunovski. Ata më shumë se një muaj, nën akuzën se kanë marrë pjesë në masë që ka kryer vepër penale, ndodhen në paraburgim shtëpiak dhe e presin gjykim e tyre, njofton Portalb.

Gjykimi u anulua tre herë për shkak të moskompletimit të dokumentacionit – mosprecizim të dëmit që është bërë gjatë natës së 13 prillit, kur u demolua Zyra Popullore e presidentit Gjorge Ivanov, në Shkup.

Gjykimi i Savevskit dhe Kunovskit duhet të fillojë më 31 maj. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button