Itali, shpëtohen mbi 4 mijë migrantë në Mesdhe

Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar më shumë se 4.000 emigrantë në Detin Mesdhe vetëm gjatë orëve të fundit, transmeton Tesheshi.com

Zyrtarë të qeverisë italiane shprehen se azil-kërkuesit u shpëtuan pas kryerjes së 22 operacioneve të ndryshme. Mësohet se brenda kësaj jave numri i refugjatëve që janë evakuuar nga deti nga rojat bregdetare arrin në më shumë se 10.000.

Autoritetet dyshojnë se gjatë kësaj kohe ka patur edhe dhjetëra emigrantë që mund të kenë humbur jetën, por nuk ka ende një shifër zyrtare.

Në një kohë kur fluksi i emigrantëve që vijnë nga lindja e mesme është reduktuar si pasojë e mbylljes së kufinjve nga ana e shteteve ballkanike si dhe parandalimi i kalimit të tyre nga Turqia në bazë të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Europian, një valë edhe më e madhe është duke tentuar që të mbërrijë në kontinentin e vjetër përmes brigjeve italiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button