PL: Protestat e qytetarëve po i mbrojnë vlerat themelore të Kushtetutës

Partia Liberale përkrahë protestat e qytetarëve si e drejtë legjitime për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe vlerat themelore kushtetuese dhe evropiane, transmeton Portalb.

Nga aty bëjnë thirrje që masovikisht të përkrahen protestat e qytetarëve, pa simbole partiake.

PL vlerëson se një Qeveri e udhëhequr nga ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund t’i aplikojë reformat e duhura.

Partia mbështet gjithashtu edhe punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Partia Liberale dënon përndjekjen e pjesëmarrësve në protesta, sepse me këto veprime policia po shndërrohet në instrument njëpartiak”, thuhet në kumtesën e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button