Shumë faktorë që ndikojnë në gjum të rehatshëm

Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shendetin e organizmi tonë. Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në gjum të rehatshëm duke përfshirë këtu dhe moshën.

Zakonisht foshnjat kanë nevojë të flenë 16 orë, ndërsa adoleshentët kërkojnë 9 orë mesatarisht. Për pjesën më të madhe të të rriturve, 7-8 orë gjatë natës rezulton të jetë sasia më e mirë e gjumit. Megjithatë disa njerëz mund të kenë nevojë më pak se 5 orë ose shumë të tjerë më shumë se 10 orë gjumë çdo ditë.

Përsa i përket grave, në 3 muajt e parë të shtatzënisë shpesh kanë nevojë për më shumë orë gjumi sesa zakonisht. Sasia e gjumit për të cilën një person ka nevojë, rritet nëse ky person i është privuar gjumit në ditët e mëparshme. Të flesh shumë pak gjumë krijon një “mungesë gjumi”.

Gjumi i shkurtër ose episodet e shkurtra të gjumit janë një tjetër shenjë e privimit të gjumit.

Në shumë raste njerëzit nuk e dinë që ata po përjetojnë faza të shkurtra të gjumit.

Shumë studime kanë treguar se privimi i gjumit është i rrezikshëm. Privimi i gjumit gjithashtu zmadhon efektet e alkoolit në trup, kështu që një person, i cili pi do të jetë më i paaftë se dikush që ka bërë një gjumë të plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button