Franca shqyrton disa ndryshime në projekt-ligjin e ri për punën

Përderisa ende vazhdojnë protestat kundër ligjit të ri të punës në Francë, qeveria tha se nuk vjen në shprehje anulimi i projekt ligjit porse mund të bëhen disa ndryshime, raporton Anadolu Agency (AA).

Konfederata më e madhe e punëtorëve në shtet, CGT, filloi me protestat që i organizoi për herë të tetë nëpër Francë kundër projekt ligjit.

Sindikatat, përfaqësuesit e punëtorëve, organizatat e shoqërisë civile dhe persona që dolën kundër ligjit në shumë qytete të Francës me në krye Parisin, Tuluzin, Lionin dhe Marsejin, kërkuan tërheqjen e plotësishme të ligjit.

Tensionet që nga muaji mars mes sindikatave dhe qeverisë në lidhje me projekt ligjin e ri të punës, javën e fundit thuajse e kanë paralizuar jetën.

Sot, në ditën e tetë të protestave u pamundësua shpërndarja e gazetave të shtypura, kështu që shumë gazeta ofruan qasje falas në versionet online.

– Sinjal për disa ndryshime

Në kohën kur përplasja mes qeverisë dhe sindikatave ka filluar t’i ngjajë një arene mundjeje, sot nga qeveria erdhi një deklaratë e papritur.

Kryeministri Manuel Valls tha se edhe pse nuk mund të ketë tërheqje të plotë e ligjit, megjithatë mund të bëhen disa ndryshime.

Megjithë këtë Valls potencoi se neni 2 i projekt-ligjit, i cili më së shumti kundërshtohet nga sindikatat, vjen në shprehje që të rishkruhet.

Ndërkaq, ministri i Financave Michel Sapin, në një kanal televiziv në të cilin po merrte pjesë në po të njëjtën kohë, deklaroi se “neni 2 mund të rishqyrtohet”. Në lidhje me këtë deklaratë, kryeministri Valls përsëriti se në asnjë mënyrë nuk vjen në shprehje prekja e këtij neni.

Nga ana tjetër, sindikatat këmbëngulin në ndryshimin e domosdoshëm të nenit 2, i cili u jep të drejtë pronarëve të përjashtohen nga ligji i cili mbron punonjësit.

Potencohet se problemi më i madh mes qeverisë dhe sindikatave buron nga neni 2. Neni në fjaë u jep të drejtë punëdhënësve që në “raste të nevojshme” të përkashtohen nga ligji i cili i mbron punëtorët.

Sindikatat vazhdojnë të këmbëngulin se nëse qeveria nuk e tërheq ligjin, as ata nuk do të tërhiqen asnjë hap prapa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button