Pegida protestoi, por tani u bë qesharake: dy fëmijët janë futbollistët e famshëm të përfaqsueses gjermane

Dega e lëvizjes gjermane kundër emigracionit, grupit anti-islamik Pegida shprehu zemërimin e saj javën e kaluar, që djali ikonë bjond me sy bojqielli në çokollatat Kinder ishte zëvendësuar me fëmijë me ngjyrë.

“Ata nuk ndalen para asgjëje”, tha grupi në një postim në Facebook, ndërsa pati edhe protesta. “A mund të blini vërtet një çokollatë me një paketim të tillë, apo është thjesht një shaka?”.

Përpara se faqja të hiqej nga internet, me të paktën 14 mijë “like”, grupi dukshëm nuk ishte në dijeni se kishte ngacmuar në këtë rast folenë e grenxave.

Kjo pasi del që fotografitë e paketimit të ri të çokollatave Kinder janë fotografi të fëmijërisë së dy nga futbollistëve më të mëdhenj gjermanë, yjeve të futbollit, Jerome Boateng dhe Ilkay Gündogan, të dy janë qytetarë gjermanë dhe kanë luajtur me kombëtaren.

Pegida u themelua në vitin 2014 për të kundërshtuar politikat e emigracionit të Gjermanisë, duke përfituar nga një valë ksenofobie për shkak të mbërritjes së emigrantëve sirianë në numra rekord. Përgjatë vitit 2015, grupi tërhoqi me dhjetëra mijë gjermanë dhe shtetas të tjerë europianë në rrugë në protestat të cilat përfunduan, me raste edhe në përleshje me policinë. Megjithatë, në disa raste, kundër-protestat tejkaluan numrat e mbështetësve të Pegidës.

Në prill, bashkëthemeluesi i Pegidës, Lutz Bachmann doli në gjyq për akuzën e “nxitjes së njerëzve” që sipas analistëve është një akuzë penale që daton si e tillë që nga koha e frikës që ekzistonte se populistët dhe neonazistët mund të rimerrnin pushtetin pas luftës së dytë botërore.

Bachmann iu ishte referuar emigrantëve me shprehje si “plehra” apo “kafshë” dhe fushatonte për politika të tolerancës zero që të ndalonin emigracionin në Gjermani. Në vitin 2015, Gjermania pranoi pothuajse gjysmë milioni refugjatë sirianë, më shumë sesa çdo vend tjetër në Europë. Muslimanët përbëjnë rreth 4 milionë të popullsisë 80 milionëshe të Gjermanisë.

Disa komentatorë të degës së Pegidës në Bodensee u përpoqën të justifikojnë autorët e fushatës publicitare. Njëri prej tyre vuri në dukje se fushata e marketingut lidhet me kampinatin e afërt Europian të Futbollit, ndërsa një tjetër, cituar nga “The Guardian” shkroi: “Të nderuar njerëz, së pari Ferrero është një prodhues italian, dhe së dyti, ku mendoni se marrin ata kakaon për të bërë çokollatat?”.

Edhe Ferrero, kompania që prodhon çokollatat Kinder, ndërhyri në debat me anë të një komenti public në faqen e saj të Facebook.

“Ferrero e distancon veten nga çdo formë e ksenofobisë apo diskriminimit”, tha kompania. “Ne nuk pranojmë apo tolerojmë këtë as edhe tek komuniteti ynë në Facebook”.

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button