Normalizohet komunikacioni në vendkalimet kufitare me Greqinë

Pas ndërprerjes treditore është normalizuar komunikacioni i automjeteve të pasagjerëve dhe mallrave dhe rrjedha e udhëtarëve në hyrje dhe dalje nga Greqia në të gjitha vendkalimet kufitare, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Komunikacioni në vendkalimin kufitar me Greqinë ishte i bllokuar nga dita e premte për shkak të grevës nga ana e doganierëve grekë. Vendkalimet kufitare “Nikki” (“Mexhitli”) dhe “Dojran” (“Dojran i Vjetër”) ishin të mbyllur, ndërsa në vendkalimin kufitar “Evzones” ( “Shën Maria”), automjetet lëshoheshin çdo dy orë nga 15 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button