Ivanov: Është e domosdoshme një qasje për parandalimin dhe zgjidhjen e krizës

Është i domosdoshëm angazhimi i vazdhueshëm në proceset paqesore, që do të mundësojë zgjidhje të përhershme të konflikteve. Republika e Maqedonisë është e gatshme të jetë e kyçur në proceset e ndërtimit të paqes në botë, theksoi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në hapjen e Samitit humanitar botëror, që po mbahet sot në Stamboll, në organizim të Kombeve të Bashkuara.

Axhenda për humanizëm ka për qëllim dhënien fund të vuajtjeve me të cilat përballen miliona njerëz. Republika e Maqedonisë e mbështet fuqishëm këtë axhendë dhe bën thirrje për lidership inkurajus politik, porositi presidenti i Maqedonisë. Theksoi se konfliktet përhapen dhe thellohen më shpejtë sesa që zgjidhen dhe mënjanohen.

Kemi zakonisht diagnozë të vonuar me masa reaktive, në vend që parandaluese, me vendime afatshkurte dhe të dhimbshme, në vend të zgjidhjeve afatgjate dhe të padhimbshme. Për shkak të kësaj, porositi shefi i shtetit, nevojitet qasje e re drejt parandalimit dhe zgjidhjeve paqesore. Sipas Ivanovit, është i nevojshëm lidershipi me kohë, koherent dhe vendimtar politik, që do të merret me shkaqet në vend që me pasojat e krizave.

Në fjalimin e tij në samit Ivanovi e përshëndeti vendimin e Kombeve të bashkuara që e ka konvokuar Samitin botëror humanitar dhe Turqisë që të jenë organizatorë të samitit. Presidenti Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i bashkohet deklaratës dhe pozicioneve të BE-­së, sipas të cilëve, nevojitet gjetja e zgjidhjeve politike për konfliktet aktuale, menaxhim me mosrespektimin dramatik të të drejtës humanitare ndërkombëtare, formimin e fondit të donatorëve për të ndihmuar të prekurit nga konfliktet, si dhe shfrytëzimin e atyre fondeve në mënyrë proporcionale.

Në Samitin botëror humanitar i cili për herë të parë mbahet sot dhe nesër në Stamboll, marrin pjesë rreth 5.000 pjesëmarrës, duke përfshirë shefat e vendeve dhe qeverive nga gjashtëdhjetë vende, liderë nga rajonet e krizës, persona udhëheqës të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat të biznesit, si dhe përfaqësues nga sektori qytetar.

Në mesin e pjesëmarrësve në Samit janë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki­mun, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidentët e Turqisë, Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës, Rexhep Taip Erdogan, Kolinda Grabar Kitaroviç, Bujar Nishani, Filip Vujanoviq, Petro Poroshenko, Kryetari i Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviç, dhe kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë, Holandës, Sllovakisë, Sllovenisë, Polonisë, Aleksis Cipras, Bojko Borisov, Mark Rute, Andrej Kiska, Miro Cerar, Beata Shidlo.

Pjesëmarrësit në Samit, siç shkruan në kumtesën nga Kabineti i Ivanovit, do të angazhohen për marrjen e iniciativës dhe aksioneve në drejtim të mbështetjes së “Agjendës së humanizmit”, dhe me qëllim që të mundësohet menaxhim më i lehtë dhe tejkalim i gjendjeve të krizës në botë.

Krahas me organizatorin e Samitit, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe sekretarin e përgjithshëm të KB-­ve, Ban Ki­mun, presidenti Ivanov gjatë samiti do të realizojë takime formale dhe joformale me disa liderë, ndërsa fjalim do të mbajë në sesionin plenar të samitit.

Në sesionin special kushtuar grave dhe fëmijëve në rajonet e përfshirë me krizë, në kuadër të Samitit humanitar botëror do të marrë pjesë edhe bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Maja Ivanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button