Si t’i bësh flokët kaçurrela? Me tullumbace (VIDEO)

Kohët e fundit, për të qenë në formë perfekte fizike dhe për të pasur flokë të bukur është krijuar ideja se nevojiten produkte të shtrenjta të cilat nuk mund t’i gjesh lehtë. Por ndonjëherë, ka edhe mënyra shumë më të thjeshta në kushte shtëpie, që funksionojnë vërtet.

Një blogere e njohur për fantazinë dhe kreativitetin, Tina Lee, ka ndarë pak ditë më parë një video në Youtube, ndërsa shihet duke i bërë flokët me kaҫurrela duke përdorur tullumbace.

Në video, Tina tregon se me tullumbace edhe mund të flesh, mjafton që ato t’i kesh gjysmë të fryra. Fillimisht, mund të ndiesh pak skeptike, sepse, epo… kaҫurrela me tullumbace? Por do të ndryshosh shpejt mendim kur të shohësh se sa thjeshtë dhe sa rezultat i jep kjo mënyrë Tinës në fund. Flokët e saj duken si princeshat magjike të Disney-t. Truku është të mos i frysh shumë, që të mos zgjoheni në mes të natës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button