Ja shuma që duhet ta paguajë Kallajxhiev

(E plotësuar) 15:13- Dënim me para- prej 50 eurove, ky është dënimi që marrë kryetari i Komitetit të Helsinkut – Maqedoni, njëherit edhe profesor në Fakultetin e drejtësisë në Sh. Kirili dhe Metodij, transmeton Portalb.

Ai është dënuar për hedhje të ngjyrës ndaj institucioneve, nga dispozitat e ligjit për pastërti.

……………………………………………………………………………………….

Supozojë se do më akuzojnë se kam hedhur ngjyrë. Përgjigjja ime është se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, sepse qytetarëve nuk u ka mbetur mjet tjetër, ka thënë për DW në gjuhën maqedonase, kryetari i Komitetit të Helsinkut në Maqedoni Gordan Kallajxhiev, transmeton Portalb.

Gordan Kallajxhiev, kryetar i KH dhe profesori universitar në Fakultetin Juridik në Sh. Kirili dhe Metodij, sot në ora 9 të mëngjesit është thirrur në bisedë informativë në MPB për shkak pjesëmarrjes së tij në protesta të “Revolucionit të larmë”.

“Kjo është një lloj autogoli i pushtetit autoritar”, shprehet Kallajxiev.

Nga Lëvizja #Protestoj thonë se nuk janë të habitur nga aktivitetet e policisë. “Tash e një kohë të gjatë, pjesëmarrësit në protesta po kërcënohen në forma të ndryshme, incizimet nga ana e policisë janë shtuar… Disa protestues janë në arrest shtëpiak, të tjerë janë dënuar me kusht. Pushteti po mendon se në këtë mënyrë mund ta ndal protestën, por kjo do të ketë kundër-efekt dhe do të ngjall edhe më shumë mllef dhe pakënaqësi te qytetarët”, thonë nga Lëvizja./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button