Rama, Kovaçevski dhe Vuçiq biseduan edhe për mundësinë e hapjes së kufijve ndërmjet tre vendeve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë sot kanë zhvilluar takim në Itali në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, duke vlerësuar që ky projekt nënkupton një mundësi të hapur që e zhvillon rajonin sipas standardeve evropiane, transmeton Portalb.mk.

“E drejta e qasjes në tregun e punës në të tre shtetet do të mundësohet shumë shpejtë përmes nxjerrjes elektronike të numrit identifikues të Ballkanit të Hapur dhe numrit amë për të huaj nga Ministria për Punë të Brendshme, pas kontrolleve të kryera”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Me nxjerrjen e këtij numri identifikues, do të mundësohet qëndrim i pandërprerë prej dy viteve në Ballkanin e Hapur.

“Në lidhje me kalimin kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në Qafë Thane, u theksua se janë formuar grupe pune kanë filluar të punojnë në gjetjen e zgjidhjes për funksionimin e plotë të “One Stop Shop”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së, ndërsa u diskutua edhe për “mundësinë e hapjes së kufijve ndërmjet tre vendeve”.

“Deklaratën time në Beograd, do ta përsëris edhe një herë – nuk ka budallallëk më të madhe sesa kufijtë në Ballkan, ishim vend pa kufij, ndërsa tani jemi shtetet e vetme me kufij në Evropë”, deklaroi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button