Filmi shqiptar “Kultivuesi i duhanit” shfaqet në Festivalin e filmit në Kanë

Në festivalin e filmit në Kanë, që është një ndër festivalet më prestigjioze ne botë, u projektua edhe një film i shkurtë shqiptar, “Kultivuesi i duhanit” nga regjisorja e mirënjohur Shqipe N. Duka.
“Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të këtij filmi. Na presin edhe shumë festivale të tjera. Është më tepër argëtim të jesh pjesë e Cannes court metrage, thjeshtë je në rreshtin e parë për të përcjellë ngjarjet më të fundit në botën e filmit. Prej këtu vazhdojmë me punën rreth filmit tonë të ri”, na shkruan regjisorja në një komunikim të shkurtër, derisa po qëndron në Kanë me bashkëshortin i cili është producenti i këtij filmi.

13249577_508236569371628_297119109_n

“Kultivuesi i duhanit” nuk është i përkrahur nga fondi I filmit, por është prodhim i Films N Roses nga Maqedonia dhe Dukaland nga Holanda. Në rolin kryesor luan aktori, Sefedin Nuredini dhe krah tij Vildan Maksuti, Mentor Nuredini dhe Hana Zekiri. Producent i filmit është Ejup Duka. Mbrëmë është mbyllur ceremonia e Festivalit të filmit në Kanë. Urojmë që projekti i ardhshëm i Shqipe N. Dukës te jetë edhe më i suksesshëm.

13282856_508236536038298_1534969899_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button