Kotevski: VMRO DPMNE është e gatshme për qeveri teknike para zgjedhjeve

VMRO-DPMNE është e gatshme dhe ka ndër mend ta respektojë Marrëveshjen e Përzhinos, e cila parasheh formimin e qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve të cilët duhet ta shtojnë rrugën për dalje nga kriza politike, ka deklaruar për „Мета“ drejtori i Qendrës për komunikime të partisë në pushtet, Ivo Kotevski.

I pyetur për paralajmërimet e fundit të LSDM për krijimin e një qeverie të re teknike, ai është deklaruar:

“Në përputhje me Marrëveshjen nga Përhzino, parashihet formimi i qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve dhe VMRO-DPMNE është e gatshme dhe ka ndër mend ta respektojë Marrëveshjen. Zgjedhjet janë ajka e Marrëveshjes dhe ata duhet ta shtrojnë rrugën për dalje nga kriza politike në të cilën e futi vendin LSDM – thotë Kotevski.

Sidoqoftë, ai shton se „Marrëveshja e Përzhinos në asnjë rast nuk parasheh dhe në asnjë rast nuk kishte për qëllim ta fus LSDM në qeveri pa legjitimitetin e qytetarëve “.

Ambasada holandeze në njoftimin e të premtes paralajmëroi se kush mund të merr pjesë në një qeveri të tillë eventuale teknike.

„Pjesëmarrja e personave të cilët janë nën hetime të PSP, në qeverinë e përkohshme, ose në çfarëdo funksioni tjetër politik nuk kontribuon për kthimin e besimit të qytetarëve“, ishte theksuar në këtë njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button