Qeveria e Kosovës i thotë po rritjes së pensioneve

Qeveria e Kosovës i ka thënë  po rritjes së pensioneve kontributpagues të moshës sipas përgatitjes shkollore.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa deklaroi se Qeveria të cilën e drejton ka merita të mëdha për këtë rritje, njofton Klan Kosova.

Sipas këtij vendimi, pensioni bazë më i ulët do të jetë 158 euro, ndërkaq vlera e tij për persona me shkolla të mesme dhe që kanë vërtetuar këtë do të jetë 172 euro.

Kurse,  të gjithë ata që e kanë kryer shkollimin e lartë do të marrin pension 186 euro, ndërkaq vlera e kësaj shume për personat me arsimimin superior, përkatësisht diplomat e fakultetit, do të jetë 230 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button