Ministri Yildirim, kandidat për kryetar të Përgjithshëm të AK Partisë

Zëvendës kryetari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) Omer Çelik, njoftoi se në Kongresin e 2-të të Jashtëzakoshëm të Partisë AK që do të mbahet më 22 maj ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Binali Yildirim do të jetë kandidat për kryetarit të Përgjithshëm të AK Partisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me një konsensus të madh është kandidat për postin e kryetarit të Përgjithshëm të AK Partisë një mik shumë me vlerë i cili është deputeti ynë i Izmirit dhe ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Binali Yildirim”, tha Çelik.

– “Është nderi më i lartë të shihesh i denjë si kandidat për kryetar të përgjithshëm”

Kandidati për postin e kryetarit të Përgjithshëm të AK Partisë, Yildirim tha: “Është nderi më i lartë të shihesh i denjë si kandidat për kryetar të përgjithshëm të AK partisë për të cilën si një prej themeluesve të saj kanë qenë gjithmonë krenar, por në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi e madhe”.

“Të gjithë duhet ta dinë se AK Partia është një parti ideali. Ajo është partia e ndërtimit të së ardhmes së popullit. AK Partia është një parti e cila duke mbrojtur të kaluarën ecen drejt të ardhmes”, tha Yildirim.

Ai në vijim theksoi se “Për këtë arsye me liderin tonë themelues, me kolegët tanë në të gjitha nivelet e partisë sonë duke punuar në një harmoni të plotë do të tregojmë çdo përpjekje të mundshme për të arritur objektivat e Turqisë. Askush të mos dyshojë në këtë”.

“Kongreset e Partisë janë një festë e demokracisë por kongreset e AK Partisë kanë një veçori që e ndan nga të tjerat. Këto nuk janë kongrese të shpërbërjes por janë raste për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve, vëllazërisë, dhe të unitetit. Unë besoj se ky kongres do të shërbejë për të vendosur një vendosmëri që ne të lidhemi akoma më shumë me njëri- tjetrin për të vazhduar më tej në vazhdimin e këtij marshimi të lumtur”, ka deklaruar Binali Yildirim.

Ai foli edhe mbi problematikën e terrorizmit. “Populli të jetë i qetë sepse ne do ta çrrënjosim nga rendi i Turqisë këtë terrorizëm të mallkuar”, porositi kandidati për kryetar të AK Partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button