Prej 60 ditësh nuk përjetohet dramë në Detin Egje

Udhëtimi drejt shpresës i migrantëve të cilët përmes rrugëve ilegale tentojnë të kalojnë nga Turqia në drejtim të Greqisë përmes Detit Egje ka rënë ndjeshëm pas arritjes së marrëveshjes së ripranimit mes Turqisë dhe BE-së. Ndërkohë prej 60 ditësh në ujërat territoriale turke nuk është regjistruar asnjë rast mbytjeje.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së thuhet se “udhëtimet e shpresës” drejt Europës të personave të ikur nga vendi i tyre për shkak të gjendjes së luftës, kushteve të vështira e ekonomike dhe politike kanë rënë në masë të madhe.

Kalimet e klandestinëve të cilët para arritjes së marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së më 18 mars për luftën e përbashkët kundër migrimit të çrregullt ishin në rritje, pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje pothuajse ndaluan.

Pas marrëveshjes kalimet e klandestineve janë ulur në 80 përqind në Detin Egje, ndërsa nuk ka patur raste të vdekjeve.

– Prej 60 ditësh nuk ka pasur raste të mbytjeve-

Ndërkohë vdekjet e klandestinëve për shkak të përmbysjes së mjeteve lundruese ka ndaluar plotësisht.

Pas ngjarjes në afërsi të Ishullit të Xhveshur (Çıkplak Ada) në Ayvallık të Balıkesir-it, ku si pasojë e mbytjes së një anijeje më 19 mars një shtetas sirian mbeti i vdekur, ndërsa 25 u shpëtuan, nga kjo datë prej 60 ditësh nuk ka ndodhur asnjë ngjarje e ngjashme.

Në ujërat territoriale turke të Detit Egje gjatë vitit 2014 kanë humbur jetën 69 klandestinë, gjatë vitit 2015, 279, ndërsa që nga janari i këtij viti deri në muajin mars kanë humbur jetën 173 klandestinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button